Debate për Portin e Durrësit, Xhaferraj: Shqipëria hiqet nga linjat kryesore e transportit

Porti i Durrësit do të zhvendoset, për t’ia lënë vendin jahteve për të cilat qeveria thotë se do të sjellë më shumë vizitor në Shqipëri.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj në interpelancën me ministren Belinda Balluku shprehet se me këtë vendim qeveria e heq Shqipërinë nga linjat kryesore të transportit.

Xhaferraj: Edi Rama vendosi ta nxjerrë portin nga boshti perëndimor, për ta kthyer në një kompleks vilash luksoze pa asnjë vlerë për qytetin dhe vendin.

Madje ai nënvizon se edhe kompania e investitorit Muhamed Alabar tashmë është larguar duke i shitur aksionet një kompanie të panjohur.

Xhaferraj: Është përdorur si kamuflim një kompani of-shore e regjistruar në parajsa fiskale që mbeten të dyshimta.

Për ministren Belinda balluku investimi në mbi 85 hektarë do të realizohet sërish nga i njëjti biznesmen edhe pse me emër kompanie tjetër.

Balluku: Një nga investitorët më të mëdhenj, është Alabari që është investitori për të investuar në këtë port.

Madje ajo pranon se anijet e mallrave do të ankorohen në portin e dhënë me koncesion në Porto Romano.

Balluku: Porti komercial i Durrësit të shkojë dhe të pozicionet në Porto Romano.

Përgjigjet e ballukut sërish nuk sollën sqarime, ndërsa opozita akuzoi se nuk dihet se cila është kompania që do të financojë paratë, ndërsa bregdeti i Durrësit tashmë po i kalon privatit.