Rriten çmimet e plehrave, Braçe kërkon “llogari” në Kuvend, Krifca justifikohet me trendin global

Ky alarm i ngritur prej ditësh nga fermerët duket se nuk e ka vënë shumë në lëvizje qeverinë.

Madje në seancën parlamentare ministrja e bujqësisë Frida Krifca argumenton me ndryshimet globale, por edhe duke folur në terma të përgjithshme.

Ka qenë Erion Braçe i cili nga foltorja e kuvendit ka bërë një llogari të kostove dhe shpenzimeve.

Braçe: Pikërisht për ministrin, 3 mijë lekë shkon plugimi, freza dhe mbjellja. 1200 lekë shkon farë, 12 mijë shkon dapi dhe ureja, 6200 lekë punë dhe korrje. Janë 23 mijë lekë në total dhe 45% e zënë plehrat kimikë.

Nga ana tjetër Krifca në interpelancë deklaron rritjen e mbështetjes financiare.

Krifca: Sigurisht që mjetet në dispozicion për të devijuar këtë tendencë globale janë të kufizuara. Rreth 27 milionë euro do të injektohen në këtë sektor.

Një nga zgjidhjet mbete liberalizimi i tregut, ndërsa brace flet për mbështetjen me para të pak biznesmenëve.

Kur fillon detajimi në nene, kundërthëniet bëhen aq të mëdha sa ka qenë nevojë e madhe për tëq mbështetur disa oligarkë në tregtinë e plehrave në vend.

Prej disa muajsh çmimi i plehrave kimikë është rritur gati tre fish duke bërë që mjaft fermerë të shkojnë drejt falimentimit dhe ti drejtohen emigrimit.