Vrasja e 19-vjeçarit në Selanik/ I arratisuri kërkon të dorëzohet në Shqipëri
20-vjeçari i arratisur në Shqipëri, i shpallur në kërkim për vrasjen e 19-vjeçarit grek, Alkis, pritet t'i dorëzohet autoriteteve shqiptare në orët në vijim, sipas avokatit të tij, Paraskeva Spyrato.
Avokati tha se klienti i tij ndodhet në gjendje jo të mirë psikologjike, duke cilësuar të guximshëm vendimin e të riut shqiptar për tu dorëzuar.
Mediet greke shkruajnë se 20-vjeçari do të dorëzuar sot ose nesër.
I riu shqiptar në fjalë është anëtari i 11-të i grupit të huliganëve që mori pjesë në sulmin ndaj Alkis Kampanos mëngjesin e 1 shkurtit dhe është i vetmi që ende nuk është arrestuar për rastin, gjithmonë sipas informacioneve greke.
Ndërkohë mediet greke, kanë bërë me dije se sulmi është organizuar nga një tjetër shqiptar, 23-vjeçari i cili tashmë ndodhet prapa hekurave.
Të arrestuarit e tjerë kanë dëshmuar gjithashtu se shqiptari ishte ai që komandonte grupin.
