Berisha: Dallimi i Elton Banos dhe përfaqësuesve socialiste apo të Lul Bravës si nata me ditën

Nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, ish-kryeministri Sali Berisha la sfiduar kryeministrin Edi Rama dhe kreut e PD-së Lulzim Basha.

Ai tha se dallimi mes  Elton Banos dhe përfaqësuesve socialiste apo të Lul Bravës, sikurse e quan ai, është dallimi si nata me ditën.

Berisha: Ne duhet të fluturojmë, ne duhet të ecim shpejtë. Këto 8 vite u instalua një regjim i cili nuk përfilli asnjë nga interesat tuaja fisnike dhe etike. U instalua një regjim arrogant pa lidhje me qytetarin, taksat tuaja djersa dhe mundi su përdor për rritjen e rrogave tuaja.

Le të mendojmë, unë e kam lehtë t’u them se midis Elton Banos dhe përfaqësuesve socialiste apo të Lul Bravës është dallimi si nata me ditën. Mund t’iu numëroj të gjitha aktet korruptive, vjedhjet e bashkisë së Lushnjes e kryetarit dhe nënkryetarëve.