"Presim bashkëpunim të fortë", Kim takon nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit.

"I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe presim bashkëpunim të fortë" shkruan Kim.

Propozimi për ndryshimet Kushtetuese të Partisë Socialiste, që procesin e vlerësimit për aktorët e drejtësisë të vijojnë të kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për të kaluar në Parlament nevojiten 94 vota, çka sjell edhe nevojën për votat e Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije se negociatat e selive diplomatike në Tiranë, SHBA dhe BE me kreun e Partisë Demokratike ende nuk janë përmbyllur me sukses për të garantuar votën në seancën plenare të së enjtes.

Shefi i selisë blu, vijon të rezistojë ndaj ndërkombëtarëve, edhe pse mbeten ende të paqarta kërkesat që ka hedhur në tryezë Lulzim Basha.