U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, momenti kur Saimir Tahiri transferohet te burgu i Fierit

Ish-Ministri Saimir Tahiri, pasditen e sotme është transferuar në burgun e Fierit ku do të vuajë dhe dënimin. 

Tahiri qëndroi afro një jave në qelitë e paraburgimit 313 në kryeqytet.

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila sipas vendimit të gjykatës, e ka vendosur ish ministrin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Pak ditë më parë gjykata Posaçme e Apelit e dënoi me 3 muaj e 4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm.

Fillimisht pas vendimit të gjykatës, Tahiri u transferua në burgun 313, ku u vendos në një dhomë të veçantë në godinën nr.2.

Për arsye sigurie ai u la vetëm në një qeli, për të shmangur çdo incident pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty.

Tahiri u gjykua nga një trup gjykuese më tre gjyqtarë të transferuar në gjykatën e Posaçme nga apelet e rretheve.

Trupa gjykuese, e kryesohej nga gjyqtari Engert Pëllumbi, me anëtarët gjyqtarët Florjan Kalaja dhe Igerta Hysi.

Pas një seancë maratonë Gjykata e Posaçme e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’ me të njëjtin dënim u dënua edhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar dënimi i tyre ulet në 3 vite e 4 muaj burgim dhe në ndryshim nga vendimi i mëparshëm që dha ish Gjykata e Krimeve të Rënda Tahirit iu hoq pezullimi me shërbim prove por u vendos të qëndrojë në burg.

U dënua me 3 vite e 4 muaj burg, momenti kur Saimir Tahiri transferohet te