Saimir Tahiri transferohet në burgun e Fierit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të transferohet në burgun e Fierit pasi ka qëndruar afro një jave në qelitë e paraburgimit 313 në kryeqytet. Vendimi është marrë nga drejtoria e Burgjeve në zbatim të vendimit të Gjykatës që ka përcaktuar për ish-zyrtarin e lartë vuajtjen e vendimit në një burg te sigurisë së zakonshme.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë dënimin në burgun e Fierit. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila sipas vendimit të gjykatës, e ka vendosur ish ministrin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Pak ditë më parë gjykata GJKKO e dënoi me 3 muaj e 4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm.

Fillimisht pas vendimit të gjykatës, Tahiri u transferua në burgun 313, ku u vendos në një dhomë të veçantë në godinën nr.2.

Për arsye sigurie ai u la vetëm në një qeli, për të shmangur çdo incident pasi në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, janë arrestuar shumë nga të burgosurit që ndodhen aty.

Tahiri u gjykua nga një trup gjykuese më tre gjyqtarë të transferuar në gjykatën e Posaçme nga apelet e rretheve.

Trupa gjykuese, e kryesohej nga gjyqtari Engert Pëllumbi, me anëtarët gjyqtarët Florjan Kalaja dhe Igerta Hysi.

Pas një seancë maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’ me të njëjtin dënim u dënua edhe ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar dënimi i tyre ulet në 3 vite e 4 muaj burgim dhe në ndryshim nga vendimi i mëparshëm që dha ish Gjykata e Krimeve të Rënda Tahirit iu hoq pezullimi me shërbim prove por u vendos të qëndrojë në burg.

Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me vëllezërit Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.