Lezhë, ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e organizatës kriminale, prangoset 33-vjeçari
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një shtetas shqiptar t1% shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale pjesëmarrja në organizatë kriminale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Eupen, Belgjikë, i ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: V. D., 33 vjeç, banues në Lezhë.” – njofton policia.
Ky vendim është njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

