Ish-gjenerali i policisë italiane arrestohet për korrupsion, merrte informacione sekrete nga prokurori

Ish-gjenerali i policisë italiane "Guarda Di Finaza", Fabrizio Lisi është arrestuar ditën e sotme në Napoli për korrupsion.

Bashkë me ish-gjeneralin janë arrestuar 2 zyrtarë tjerë, ish-prokurori i Salernos, Roberto Penna dhe partnerja e tij avokate.

Gazetarja e Ora News, Alba Kepi raporton nga Italia, se ish gjeneralit të policisë dhe 2 zyrtarëve të tjerë u është vënë masa arrest shtëpie, pasi përfitonin informacione sekrete nga prokurori Roberto Penna, duke abuzuar dhe në çështjet gjyqësore të prokurorisë.

Mbi Fabrizio Lisi rëndon akuza shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Në vitin 1997 Fabrizio ka qenë  koordinator i mbrojtjes së Italisë për ngjarjet që po ndodhnin në vendin tonë në periudhën e viteve '97.