Njeriu me maskë nderon Napolin. Luftë e egër për titull në Serinë A (Video)

Napoli kishte një ndeshje të rëndësishme në transfertë. Duhej të fitonte për të arritur Milanin dhe për t’u afruar me Interin në krye dhe arriti ta bënte edhe pse me vuajtje.

Në takimin ndaj Venezias. Napoli arriti të merrte maksimumin me një rezultat 2-0 falë Osimhen, me nigerianin që rigjen golin pas një kalvari të gjatë dëmtimi dhe Covid-19. Rezultati deri në fund ishte 1-0 dhe vetëm në sekondat e fundit u sigurua dhe fitorja por Osimhen ishte heroi teksa mban nje maskë të veçantë të zezë në fytyrë pas operacionit në mollëzat e fytyrës.        

Me Rrahmanin në fushë të padiskutueshëm, të kaltërit dominuan totalisht por shënuan në 59’ me bomberin Nigerian dhe në 100’ me Petagna

Me këtë sukses, Napoli mbetet në vend të dytë duke u konfirmuar si një rival i denjë për titull në Serinë A.

Në ndeshjet e tjera, Sampdoria mposhti 4-0 Sassuolon ku Sensi shënoi që në debutim ndërsa Empoli i shqiptarëve Bajrami dhe Asllani barazoi pa gola në fushën e Bolognas./Ora News/.