Mehmeti: Të qëndrojmë me këmbë në tokë. Shehi: E ulëm vigjilencën në fund
Dritan Mehmeti nuk mund të mos jetë i lumtur për një fitore të thellë 4-0 me Teutën. Trajneri i të kuqve vlerëson paraqitjen e skuadrës por kërkon të jenë me këmbë në tokë e të rriten gradualisht.
“Skuadra ka fituar një ndeshje kundër një kundërshtari që e kishim vlerësuar në maksimum e që të imponon respekt. Skuadra duhet të ketë shumë ekuilibër, kjo fitore të jep entuziazëm e moral, edhe në ndeshjet e tjera kemi krijuar, ishim të qartë para portës. Duhet të jemi me këmbë në tokë, duhet të shohim ndeshjen e radhës se duhet të dalim nga kjo gjendje me punë dhe jo duke menduar se kemi bërë gjithçka. Kemi ndeshje të vështirë në kupë me Dinamon. Nuk mund të vijë me një ndeshje pika e kthesës e skuadrës që ka kaluar shumë tranzicione, por duke are mënyrën se si janë luajtur ndeshjet. Por kemi krijuar me Kastriotin e Dinamon shumë raste, edhe me Laçin. Ne duhet të rritemi gradualisht dhe të arrijmë një fizionomi loje që të dominojmë kundërshtarin. Në merkaton e janarit nuk ke shumë mundësi zgjedhje, mund të luash 50 me 50 sa i përket elementëve. Skuadra e ka forcën nga brenda, edhe disa elementë kanë ardhur, skuadra duhet të bëjë mirë, duhet të sinkronizohet”, deklaroi trajneri Mehmeti.
Tirana në anën tjetër feston fitoren me Skënderbeun që u duk një ndeshje e fituar lehtë dhe në fund u vështirësua.
“Jam i kënaqur, e çuam ndeshjen aty ku donim. Ndodh kur shkon 3-0 që e ul vigjilencën. Goli i jep besim. E kemi kërkuar me ngulm dhe ai e njeh kampionatin shqiptar. Kur shënon sulmuesi ndjehet akoma më mirë. Më vjen mirë që shënoi sot. Taulant Seferi është për tu përgëzuar. Po të kishim bërë llogari nuk do kishte marr karton. Nuk ishte karton me llogari. Me një kundërshtar të tillë është mirë kur e zhbllokon rezultatin që në fillim, Ata kanë lojtarë të shpejtë që të vënë në vështirësi. Na u hapën repartet dhe kishin vështirësi tek topi i dytë. Duhet të bënim më shumë kujdes në fund por ishte ndeshje pozitive”, deklaroi trajneri Shehi./Ora News/.
