Laçi i përgjigjet Tiranës, thyen Vllazninë. Kukësi rikthehet te fitorja

Java e 19-të e Superiores konfirmoi edhe njëherë se do të jetë një garë treshe në luftën për titull. Laçi dhe Kukësi kanë fituar ndeshjet e tyre duke mos u ndalur nga bardheblutë kryesues dhe ku proven më të vështirë e kishte pikërisht ekipi kurbinas.

Në një duel shumë të fortë ndaj Vllaznisë në shtëpinë e tyre, skuadra e Josës tregoi edhe njëherë se është kockë e fortë, nuk pëson dhe shënon mjaftueshëm për të fituar ndeshjet. 1-0 ishte rezultati final i një ndeshje të fortë dhe të tensionuar ku vetëm në pjesën e parë u akorduan 7 kartona të verdhë.

Rastet nuk munguan por gjithçka u vendos në 75’ nga një penallti e shënuar nga Guindo.

Ndërkohë në Rrogozhinë, Kukësi rigjeti fitoren pas humbjes me Tiranën. Ndaj Egnatias, ekipi i Longos mori 3 pikë që mbajnë shpresat për një garë deri në fund të titullit me duelin që përfundoi 2-0 për Kukësin.

Gjelprim Taipi hapi rrugën e suksesin në minutën e 31’ duke i dhënë avantazhin Kukësit ndërsa menjëherë në pjesën e dytë Ndreca vuri në kasafortë fitoren me golin e dytë për miqtë. Duhet thënë se edhe Egnatia kishte disa mundësi të pastra për të shënuar por pa arritur t’i konkretizojë.

Laçi i përgjigjet Tiranës, thyen Vllazninë. Kukësi

Laçi i përgjigjet Tiranës, thyen Vllazninë. Kukësi

Laçi i përgjigjet Tiranës, thyen Vllazninë. Kukësi

Laçi i përgjigjet Tiranës, thyen Vllazninë. Kukësi

Laçi i përgjigjet Tiranës, thyen Vllazninë. Kukësi

/Ora News/.