Zërat rreth Brojës, Hasenhuttl: Asnjë lojtarë nuk ka kërkuar të largohet nga Southampton
Merkato e dimrit kishte plot zhvillime në Premier League dhe jo vetëm. Newcastle, Tottenham, Liverpool bënë disa goditje teksa edhe për Armando Brojën u shkruajt shumë nga shtypi anglez.
Fillimisht flitej për një ofertë nga Southampton për ta blerë e më pas edhe për Newcastle, Everton dhe Wolves se donin ta merrnin menjëherë në Janar nga Chelsea.
Për të hedhur disi dritë për situatën e sulmuesit shqiptar mendoi trajneri Hasenhuttl i cili në prag të ndeshjes në FA Cup, siguroi se askush nuk ka kërkuar largimin e për më tepër klubi nuk do të pranonte oferta.
“Siç e kam thënë më parë, asnjë lojtarë nga ekipi nuk ka kërkuar të largohet në Janar. Edhe nëse do ta bënin, ne përfundimisht do të refuzonim çdo ofertë sepse nuk i japim lojtarët tanë në mes të sezonit sepse kemi nevojë për ta”.
Për Armando Brojën u përfol edhe për një prishje para kohe të marrëveshjes së huazimit mes Southampton dhe Chelseat por siç e konfirmon edhe vet trajneri i “Shenjtorëve”, edhe nëse ka ardhur një ofertë e tillë klubi e ka refuzuar për Brojën dhe të gjithë të tjerët./Ora News/.
