Lazio fantastike, dominon 3-0 Fiorentinën në transfertë. Shihni golat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2022, 22:44
Fiorentina pa Dusan Tadiç duket se është dobësuar së tepërmi. Në ndeshjen e sotme ndaj Lazios në shtëpi, vjollcët nuk kishin forcën e duhur për të reaguar dhe për të shënuar teksa bardhekaltërit fituan me meritë një ndeshje të luajtur më mirë.
Me pjesën e pare të mbyllur pa gola dhe frikë të luajtur nga të dyja ekipet, në të dytën skuadra e Sarrit tregohet më konkrete dhe në 52’ gjen golin me Saviç.
Avantazhi çliron miqtë që në 70’ gjejnë sërish rrjetën me bomberin Immobile teksa në 81’ Biraghi ishte i pafatë me një autogol.
Thomas Strakosha ishte titullar dhe në formë sot te Lazio teksa Hysaj u fut në pjesën e dytë dhe bëri mjaft mirë./Ora News/.
