Josa: Na ndihmoi portieri, ta harrojmë Lushkjen. Brdariç kapet me sistemin VAR

Fitorja ndaj Vllaznisë e mban Laçin në garë për titull dhe vetëm 6 pikë pas Tiranës. Trajneri Josa ishte i kënaqur pas ndeshjes së fituar ndaj Vllaznisë por e pranoi se portieri ishte në një ditë shumë të mirë.

“Skuadra e madhe është ajo që kur ka rezultat di të godasë përsëri kundërshtarin. Kishim përballë një Vllazni që përveç ekuilibrat i ka të rregulluara, del në sulm me forca të shumta, duke pasur parasysh Hakajn dhe Gurishtën që ndihmojnë sulmin. Duhet të jemi më efikases në daljet përpara. Sot ishte dhe portieri jonë në ditë të mira dhe bëri ndërhyrje shumë të mira. Ne do i bëjmë llogaritë me lojtarët që kemi. Lushkja do të përmendet gjithmonë në skuadrën tonë. Duhet të bëjmë shumë më mirë. Sot kishim vetëm një mungesë, Shehun. Vërtet morëm 3 pikët, por ndeshja mund të kishte marrë rrjedhë tjetër, Vllaznia na sulmoi dhe pati rastet e veta”, deklaroi trajneri Mirel Josa në reagimin e tij.

Në krahun tjetër, Brdariç ka pakënaqësi për sistemin VAR ndërsa tha se skuadra bëri mirë duke i komplimentuar edhe pse u mundën.

Më vjen keq për lojtarët e mi, pasi vetëm mund t’i komplimentoj për paraqitjen e bërë në fushë. Rezualtati mund të diskutohet ose jo. Ishte dhe fati kundër nesh. Goli i anuluar? Çfarë nuk kuptoj une se pse reagoi VAR-i aty? Askush nuk e pa në stadium që kishte prekje të topit me dorë. Kjo nuk është hera e parë që ndodhë këtë vit. Ndërhyrja nga Da Silva nuk ishte e qëllimshme dhe nuk e ndihmoi ta çonte topin përpara. Ne na u duk një prekje e qartë në stomak .Nuk e di çfarë ka para arbitri dhe VAR-i. Duhet të pyesni ata. Për mua është qesharakë, nuk është prekje me dorë. Për mua është për taë ardhur keq për ekipin ëqë del me humbje. Duhet të analizojmë të tërë ndeshjen në tërësi bashëk me gabimet tona. Kanë qenë 4-5 raste që na kanë penalizuar”, u shpreh Brdariç pas humbjes në Laç./Ora News/.