Kane i jep qetësi Tottenham. Dopietë për Conten në Fa Cup (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2022, 22:53
Pas humbjes me Chelsean, Tottenham reagon dhe vijon rrugëtimin në FA Cup. Spursat e Contes nuk e nënvlerësuan aspak ndeshjen madje trajneri Italian kishte hedhur më të mirët ndoshta dhe për të mos bërë një tjetër hap fals që sot nuk ndodhi.
Ndaj Brighton në raundin e katërt të FA Cup, të zotët e shtëpisë triumfuan 3-1 të udhëhequr nga Harry Kane.
Bomber anglez realizoi një dygolësh duke i dhënë fitoren dhe kualifikimit më tej ekipit që tashmë i ka mbetur vetëm kjo Kupë si trofe i mundshëm për t’u fituar këtë sezon./Ora News/.
