Kumbulla në stol, Roma barazon. Por sa polemika dhe tension në “Olimpico” (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2022, 17:12
Roma ndal hovin pas dy fitoreve radhazi. Në “Olimpico” të mbushur në 50% të kapacitetit të saj, verdhekuqtë nuk arritën të vijonin me formën pozitive të ndeshjeve të fundit teksa u ndalën nga Genoa në shtëpi.
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ishte në stol këtë ndeshje që gjithsesi u interpretua mirë dhe u dominua nga Roma por në fund morën vetëm një barazim pa gola.
Në fakt Roma shënoi një gol në fund, me Zaniolo por VAR pa një fuall në sulm nga Abraham teksa e anuloi dhe kjo shkaktoi shumë polemika dhe tension në fushë.
Genoa luajti me 10 lojtarë për shumë minuta në pjesën e dytë e gjithsesi u mbrojt mirë duke marrë një barazim me vlera./Ora News/.
