Liverpool nuk bën blof, fiton dhe kalon më tej në FA Cup (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2022, 15:16

Ndryshe nga disa ekipe të tjera të mëdha, Liverpooli nuk rrezikoi për ta çuar ndeshjen me shtesa në FA Cup.
Ndaj një rivali si Cardiff i lehtë në letër, “The Reds” hasën vështirësi në pjesën e pare edhe pse dominuan duke mos arritur te goli.
Vetëm në fraksionin e dytë skuadra e Klopp gjeti rrjetën fillimisht me Diogo Jotan në 53’ pas një asisti nga mjeshtri i pasimeve kyçe, Arnold.
Me gjithë disa të rinj në fushë, Liverpooli më pas mbylli ndeshjen me dy gola të tjerë të Minamoni në 68’ dhe Elliot në 78’ për të siguruar dhe kualifikimin në raundin e pestë të FA Cup. Ndërkohë që miqtë u larguan me një gol nderi Colwill në 80/Ora News/.
