Ronaldo humbet penallti, Man. United fundoset. Eliminohet në FA Cup (Video)

Një mbrëmje katastrofike për Man. United. Ronaldo me shokë i japin lamtumirën FA Cup në raundin e katërt ndaj një rivali shumë modest si Middlesbough e për më tepër në shtëpi para tifozëve.

Një mbrëmje për t’u harruar për Cristiano Ronaldon që humbi penallti por që nuk dukej aspak i qetë në fushë.

Gjithsesi, kur dukej se gjithçka nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me një penallti të fituar, Ronaldo e humbet atë duke konfirmuar edhe momentin jo të mirë të tij te Djajtë e Kuq.

Gjithsesi Jadon Sancho zhbllokoi rezultatin teksa gjeti golin e tij të pare me këtë fanellë në 25’ dhe sfida dukej se po shkonte në drejtimin e duhur.

Vendasit dominojnë me lojë por Middlesbrough gjen golin në të paktat raste që krijon në 64’ me Crooks.

Dominimi vendas vijon por konkretizimi është i dobët dhe skuadrat shkojnë në shtesë. Edhe aty nuk ka asnjë gol nga ekipet që në fund u falen penalltive.

Në lotarinë e 11-metërshave, miqtë arritën të bënin më mirë duke u imponuar 8-7 me penalltinë deçizive të humbur nga Elanga për Man. United./Ora News/.