Tirana “shtyp” edhe Skënderbeun. Partizani triumfon me Teutën (FOTO)
Tirana nuk di të ndalet në Abissnet Superiore. Bardheblutë dhanë një tjetër shfaqje në “Air Albania” teksa mposhtën Skënderbeun me rezultatin bindës 3-2.
Për skuadrën e Shehit ishte gjithçka e lehtë, një dominim total teksa që në fraksionin e pare të lojës gjetën 2 herë rrjetën me të përhershmin Seferi në 16’ dhe në 43’ me Limajn.
Me të nisur fraksoni i dytë i ndeshjes, Tirana gjen edhe golin që vë në kasafortë fitoren në 50 me Devid dhe minutat e tjera janë një menaxhim i lojës. Gjithsesi Skënderbeu gjen golin e pare në 68’ me Zguron dhe ndeshja duket se hapet. Korçarët insistojnë dhe deri në fund arrijnë të shënojnë sërish pas 6 minutash shtesë me Mensah por sfida mbyllet 3-2.
Tirana tashmë pret e qetë ndeshjen e Laçit me Vllazninë teksa ngjitet në kuotën e 43 pikëve.
Ndërkohë Partizani jep një përgjigje të fortë ndaj kritikave për rezultatet e fundit teksa dominon 4-0 Teutën në shtëpinë e këtyre të fundit.
Kur dukej se me Arapin në stol, durrsakët kishin gjetur qetësinë, të kuqtë u dhanë një leksion të vërtetë duke fituar thellësisht 4-0.
Me të nisur ndeshja pas 2 minutash, Skuka menjëherë shënon për miqtë të cilët marrin zemër dhe në 28’ dyfishojnë me Carën.
Në pjesën e dytë, Teuta e ka të vështirë të reagojë dhe sërish Partizani provon të mbyllë ndeshjen kur në 60’ Sota me kokë shënon dhe golin e tretë. Ndeshja nuk ka më histori teksa ka vend edhe për një gol në 94’ për të kuqtë që largohen me 3 pikë shumë të rëndësishme nga Niko Dovana.
















/Ora News/
