Inter shpërdoron, Milan bën përmbysje spektakolare në derbi. Shihni golat
Një derbi për të mos u harruar, sidomos për Milanin. Në “San Siro” luhej dueli që vlen shumë për titull dhe Milano kuqezi feston fitoren e madhe,
Duelin mes rivalëve e fiton Milani që arrin të permbysë Interin në mënyrë spektakolare kur dukej se ndeshja po shkonte në krahun tjetër.
Në fakt për atë që u dha në fushë, zikaltërit mund të mbyllin edhe 3-0 pjesën e pare por me një Maignan në formë të shkëlqyer, Interi arrin të shënojë vetëm 1 herë me Perisiç në 38’.
Pjesa e dytë nis ndryshe për Milanin që hidhet në sulm dhe me zëvendësimet e goditura arrin në pak minuta të bëjë përmbysjen e madhe me Olivier Giroud.
Francezi tregohet i zoti në një devijim topi në 75’ duke e çuar në rrjetë dhe 3 minuta më pas sërish ai me një gol tërësisht personal çon topin sërish në rrjetë.
Zikaltërit të tronditur nga dy gola të shpejtë nuk arrijnë të reagojnë teksa marrin humbjen e dytë sezonale por gara për titull është shumë e ndezur tashmë në Serinë A./Ora News/.
