Broja luan pak në Kupë por shpëton Southampton. Kalojnë Man. City dhe Chelsea (Video)
Trajneri Hasenhuttl e kishte vendosur që në FA Cup t’i jepte shans disa të rinjve që u aktivizuan por Southampton rrezikoi shumë eliminimin teksa Armando Broja u kursye nga trajneri. Në përballjen ndaj Coventry, gjërat shkuan keq për vendasit që po humbnisnin dhe në 60’, trajneri vendosi aktivizimin e Brojës i cili pati impakt të madh edhe pse nuk shënoi. Sulmuesi shqiptar dha asistin e fitores shumë të vuajtur në shtesë.
Ndeshja shkoi në shtesa me Siouthanmpton që shënoi falë kontributit të talentit kuqezi duke shmangur kështu penalltitë dhe eliminimin.
????⚽️ | KYLE WALKER-PETERS PUTS SOUTHAMPTON AHEAD! Southampton 2 - 1 Coventry City
— Football For You (@FootbaIlForYou) February 5, 2022
pic.twitter.com/0YOaNlk4qF
Ndërkohë Man. City shpartalloi Fulham me rezultatin 5-1 në raundin e katërt të FA Cup ndërsa Chelsea hasi shumë vështirësi. “Blutë e Londrës” u deshën të luanin 120 minuta për të mposhtur 2-1 Playmouth. Lampard debutoi me fitore të thellë 4-1 në stolin e Everton që mundi Brentford/Ora News/.
