Bayerni thyen Leipzig, shkëputet sërish në krye të renditjes (Video)
Bayern Munchen nuk e ndal hapin as përballë një rivali si Leipzig. Këta të fundit ishin në formë shumë të mirë në javët e fundit por ish trajneri i tyre Nagelsmann u di pikat e dobëta dhe arriti të merrte maksimumin.
Në “Allianz Arena” u rikthyen edhe shumë tifozë, 10 mijë të tillë pas shumë javësh mërzi me impiante të boshatisura dhe në fund Bayerni arriti t’i kënaqte me fitoren 3-2.
Pjesa e pare ishte shumë e bukur me gola nga të dyja krahët teksa Muller në 13’ nisi festivalin dhe në 27’ iu përgjigj Andre Silva.
Gjithsesi në 44’ Robert Lewandowski i dha sërish avantazhin ekipit bavarez i cili sërish u barazua nga Nkunku në 53’.
Për të vulosur rezultatin mendoi Gnabry në 58’ teksa dueli ishte shumë emocionues për të gjithë tifozët. Në fund Bayern Munchen merr 3 pikë dhe e sheh veten 9 pikë për momentin larg Dortmundit./Ora News/.
