Gola dhe spektakël, Marseille përmbys Angers në “Velodrome”. Shihni videon
Pas humbjes me përmbysje në mesjavë me Lyonin, Marseille reagon menjëherë duke u rikthyer te fitorja në kampionatin francez.
Skuadra e Sampaolit nuk e pati të lehtë ndaj Angers në “Velodrome” teksa fitoi me shumë vështirësi dhe me përmbysje spektakolare 5-2.
Ishte mbrëmja e polakut Milik i cili udhëhoqi pikërisht Marseille në një fitore të madhe falë tripletës së tij personale.
Fillimisht miqtë shënuan 2 herë shumë shpejt me Fulgini dhe Bentaleb në 8’ dhe 11’ por vendasit nuk u shokuan dhe reaguan shpejtë duke barazuar ndeshjen po brenda pjesës së parë.
Ishte Milik në 18’ e më pas Gerson në 21’ që mbyllën pjesën e pare me një barazim spektakolar 2-2 ndërsa fraksioni i dytë ishte një show i polakut që shënoi edhe dy herë të tjera në 70’ e 78’. Në 85’ pati vend edhe për një gol të Under që mbylli takimin me rezultatin 5-2.
Me këtë fitore Marseille ngjitet në vendin e dytë me 43 pikë, 10 më pak se PSG./Ora News/.
