Sa vlen medalja e artë në Lojërat Dimërore? Kosova paguan më shumë se SHBA, Franca dhe Zvicra
Sa vlen një medalje e artë në Lojërat Olimpike të Pekinit 2022? Një pyetje që i është përgjigjur revista Forbes, e cila zbuloi çmimet në para për sportistët që arrijnë të shkëlqejnë në disiplinat e tyre përkatëse. Nga 91 vendet pjesëmarrëse në këtë ngjarje, të paktën 32 do të paguajnë cash apo bonuse për medalje. Vetëm katër vende nuk planifikojnë t'u paguajnë atletëve të tyre një lloj bonusi për fitimin e medaljeve.
Ajo që surprizon në këtë renditje është Kosova që mes 90 shteteve pjesëmarrëse është e dhjeta kur vjen puna në vlerësimin e sporsitëve të saj. Duhet thënë që në rajon askush nuk paguan dhe vlerëson më shumë se Kosova për sportistë elitarë.
Vendin e pare e zë Hong Kongu që paguan 642 mijë dollar për një medalje të artë në Olimpiadën e Pekinit, në fakt ky vend asnjëherë nuk ka fituar një medalje të artë në evente të tilla por gjithsesi ndryshimi me vendet e tjera është shumë i madh.
Vendin e dytë e merr Turqia me 383 mijë dollarë për një medalje të artë e më pas vijon me Malajzinë, Italinë dhe Qipron.
Duhet theksuar se Shqipëria që nuk paraqitet në renditje së fundmi ka miratuar një ligj që vlerëson deri në 100 milionë lekë të vjetra medaljen e artë dhe 70 milionë të vjetra medaljen e argjendtë.
Më poshtë edhe renditja e vendeve që paguajnë më shumë një medalje të artë në Lojërat Dimërore:
Hong Kong: 642.000 dollarë
Turqi: 383.000 dollarë
Malajzi: 238.000 dollarë
Itali: 212.000 dollarë
Qipro: 186.000 dollarë
Letonia: 159.000 dollarë
Hungari: 156.000 dollarë
Bullgaria: 143.000 dollarë
Lituania: 143.000 dollarë
Kosova: 123.000 dollarë
Estonia: 112.000 dollarë
Rep. Ceke: 110.000 dollarë
Sloveni: 84.000 dollarë
Rumania: 78.000 dollarë
Franca: 73.000 dollarë
Finlanda: 56.000 dollarë
Portugali: 56.000 dollarë
Slovakia: 56.000 dollarë
Kili: 54.000 dollarë
Koreja e Jugut: 52.000 dollarë
Zvicra: 43.000 dollarë
USA: 37.500 dollarë
Holanda: 34.000 dollarë
Kroazia: 31.000 dollarë
Liechtenstein: 27.000 dollarë
Gjermania: 22.000 dollarë
Austria: 19.000 dollarë
Kanada: 16.000 dollarë
Danimarka: 15.000 dollarë
Australia: 14.000 dollarë./Ora News/.
