Qëlluan me sende ndaj Jorgjit, Disiplina gjobit Egnatian. Nuk kursehen as Partizani me Teutën

Egnatia nuk është kursyer nga Komisioni i Disiplinës për sjelljen e tifozëve në sfidën ndaj Dinamos. Në një duel ku pati tension, tifozët hodhën sende ndaj tij në mesin e pjesëve dhe në fund të ndeshjes teksa edhe disa zyrtarë të klubit rrogozhinas dolën nga etika.

Për të gjitha këto Disiplina ka gjobitur Egnatian me 100 mijë lekë, ndërsa zyrtari i ekipit, Klevis Murati për sjelljen e tij jo sportive ndaj gjyqtarit është pezulluar me 8 ndeshje.

Ndërkohë që Partizani e Teuta vijojnë të marrin gjoba për mos vendosjen e stemës Abissnet Superiore në mëngët e fanellave të ekipit.

Më poshtë edhe vendimet e plota të Disiplinës:

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

4. Zyrtari i KF Egnatia, Klevis Murati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i FK Tërbuni, Albers Keko, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i FC Besa U-19, Ymer Fejzo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Zyrtari i Football Republic U-19, Vladimir Gjoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Zyrtari i FK Partizani U-19, Reinaldo Kalari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i Football Republic U-17, Orest Xhafa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti./Ora News/.