Në listën e banesave sociale në Vlorë edhe familje me të ardhura mbi nivelin mesatar. Bashkia nis procedurat nga e para
Denoncimet për parregullsi në aplikimet për banesat sociale në Vlorë kanë rrëzuar të gjithë procesin, ndërsa Bashkia ka urdhëruar nisjen e procedurave nga e para.
Kjo është lista e personave që kanë aplikuar për një banesë sociale.(shikoni poshtë)

Në listë mund të gjesh familje të cilat sipas të ardhurave të tyre që janë shënuara në anën e djathtë të dokumentit duket se jetojnë me të ardhura mbi nivelin mesatar.
Disa familje që kanë aplikuar për të përfituar një banesë sociale kanë të ardhura që shkojnë nga 74 mijë lekë të reja, deri në 90 mijë apo edhe 104 mijë lekë të rinj.
Por jo vetëm kaq, në listë mund të gjesh edhe punonjës të administratës shtetërore që kanë aplikuar për banesa sociale.
Ndërkohë pak ditë më parë Ora News solli zërin e qytetarëve të cilët qartasi tregonin se janë në vështirësi ekonomike, por nuk iu ishte pranuar aplikimi për t’u strehuar.
Në këto kushte Bashkia vendosi që të gjitha aplikimet e deritanishme të kthehen dhe ato të nisin nga e para.
Sipas rregullave të bashkisë që një familje të përfitojë banesë sociale duhet të ketë të ardhura mbi 40 mijë lekë.

/Ora News/
