Rama zbret me WizzAir në Kukës, e shoqëron Balluku dhe Spiropali

Ditën e sotme në aeroportin e Kukësit kompania WizzAir ka ulur avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar "Flatrat e Veriut."

I pranishëm në aeroport është dhe kryeministri Rama.

Ai bën me dije se aeroporti do të nisë në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

Rama shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali. 

Drejtori i WizzAir tha se ky është fluturimi i parë që WizzAir ka zhvilluar në Aeroportin e Kukësit.

Aktualisht janë 6 avionë të bazuar në Tiranë të kësaj kompanie.

WizzAir punon në 42 baza dhe ka 3 linja ajrore. Linja që mbulon Evropën, linja ajrore në Mbretërinë e bashkuar dhe gjithashtu linja në Abu Dabi.

Rama zbret me WizzAir në Kukës, e shoqëron Balluku dhe Spiropali