Shtëpia e barit gati, policia e Korçës ju prish planin
Një magazinë në fshatin Turan të Korçës ishte kthyer në një laborator droge.
Ambienti sipas burimeve ishte përgatitur me llamba dhe hapësirën e mjaftueshme për të kultivuar kanabis sativa.
Gjithçka ishte gati, por kultivimi i bimëve narkotike ende nuk kishte nisur
Zbulimi i lidhjes së paligjshme të energjisë që do të përdorej për të furnizuar pajisjet mësohet se ishte detaji që prishi planet.
Pamjet e siguruara nga Ora News tregojnë momentin kur forcat e Policisë së Korçës mësynë ambientin për kontrolle.
Informacioni zyrtar për rastin mungon, por burimet thanë se një prej organizatorëve është vënë në pranga.
Ndërsa persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë janë ende në kërkim.
Muajt e fundit në vend janë zbuluar disa laboratorët e kultivimit të bimëve narkotike me llampa me ngrohje ishin ngritur në bodrume banesash dhe magazinash.
Operacionet e policisë së Shtetit kanë vërtetuar se të ashtuquajturat shtëpi bari janë kthyer në mënyrën kryesore te kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri, krahas parcelave të vogla në zonat e thella malore.
