Balliu: Regjimi ka mbijetuar falë bashkëpunimit të errët mes Ramës dhe Lul Bravës

Ka nisur që prej orës 19:00 mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratikë, me rend dite Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit”.

Ndërkohë në lidhje me këtë Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu, në një intervistë për Ora News, është shprehur  se kjo është mbledhje boshe pasi nuk ka më asnjë anëtar.

Ai tha se Lulzim Basha do të mbajë ato kandidatura për zgjedhjet e 6 marsit pasi sipas tij s’ka të tjerë.

Klevis Balliu: Lul Brava delegon një njeri të vetin për t’i thënë degës propozimin që ka Lul Brava. Pastaj dega duke qenë se është pa anëtar të PD bën një mbledhje boshe dhe i njëjti emër që ka dërguar Lul Brava rikthehet prapë tek Lul Brava për t’u miratuar nga Lul Brava. Basha do të mbajë ato kandidatura sepse s’ka tjera. 

Mes tjerash, Balliu tha se regjimi i Ramës ka mbijetuar falë bashkëpunimit që ka pasur ky i fundit me Lulzim Bashën. Sipas tij nëpërmjet këti bashkëpunimi të dy kanë pasur përfitime.

Klevis Balliu: Kjo është një betejë e opozitës përballë regjimit Rama- Brava. Ky është një regjim që ka mbijetuar falë  bashkëpunimit të errët, të shumtuar dhe të pamoralshëm, të Edi Ramës dhe të Lul Bravës. Nga ky bashkëpunim janë bërë seri përfitimesh. Nga ana e Edi Ramës, ai ka qëndruar në pushtet dhe nga ana tjetër Lul Brava ka pasur përfitime të mëdha, duke marrë parasysh këtu  dhe krijimin e 14 kompanive të kunatit të tij, aferën e portit të Durrësit.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.