Fadroma tek dera e shtëpisë/ Çifti i të moshuarve në Ksamil: Jemi në proces legalizimi

Fadromat e IKMT zbarkuan sërish në Ksamil të Sarandës kundër ndërtimeve pa leje! Mes objekteve për tu shembur ishte edhe shtëpia e një çifti që thotë se prej katër vitesh presin legalizimin dhe nuk ishin paralajmëruar për ndërhyrjen.

Katerina dhe Rushan Kurti thonë se u tronditën kur panë fadromat e IKMT dhe policinë para shtëpisë ku jetojnë në Ksamil.

Ata kuptuan se shtëpia ku jetojnë prej 13 vitesh dhe prisnin legalizimin do të shembet pasi sipas një vendimi ajo është pa leje.

“Unë banore e vitit ’74, kam ardhur 14 dhe 63 vjeç kam fjetur këtu. Ç’është ky shtet kështu”

Çifti shprehet se nuk janë njoftuar për prishjen, ndaj janë gjendur në befasi.

“E kam gjetur fadromën atje, pa na lajmëruar fare. Ishin 100 policisë sikur ishim serbë . Ne shikojmë policë dhe na dridhet trupi.”

Ata hoqën orendit e tyre nga banesa, dhe thonë se sonte do te flenë në çadër.

“Kryetari i Bashkisë e di ai që para dy muajve kërkonte vota.”

Në këtë zonë sipas IKMT janë planifikuar për tu shembur rreth 20 objekte pa leje.

Fadroma tek dera e shtëpisë/ Çifti i të moshuarve në