Zjarr në fshatin Llogora të Vlorës
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 31 Janar 2022, 14:43
Fshati Llogora i Vlorës në afërsi të Dhermiut është përfshirë nga zjarri. Po digjen kullota dhe bimësi e zonës në një hapësirë të madhe. Duhet ndërhyrja nga zjarrfikësja e Himarës e cila nuk ka ardhur ende.
Dyshohet se është zjarr i qëllimshëm, i cili ka dal jashtë kontrollit.
Flakët janë në pjesë kodrinore ku ndërhyrja është e vështirë, teksa vatra e zjarrit favorizohet nga era e fortë bregdetare.