Prokuroria heton FSHF-në, në pyetje “njerëzit” e Veliajt që ishin në takimin skandaloz

Prokuroria e Tiranës është vënë në veprim pas padisë së ngritur nga Erion Veliaj për zgjedhjet në FSHF. Në pyetje janë marrë së pari personat që ishin në takimin ku u regjistrua komunikimi skandaloz i Erion Veliajt. Po ashtu në prokurori u paraqitën dhe delegatët që votuan për Tiranën.

Padia e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe presioni i tij politik në zgjedhjet e brendshme të federatës shqiptare të futbollit kanë vënë në lëvizje prokurorinë e Tiranës.

Në mesditë pranë akuzës së Tiranës janë marrë në pyetje, të ndarë nga njëri tjetri, të gjithë personat e përfshirë në debatin në kryeqytet.

Të parët që janë përgjigjur për situatën kanë qenë 41 anëtarët që ishin në takimin me Erion Veliaj në datën 23 janar 2022 në një nga hotelet në qendër të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për ditën kur kryebashkiaku i Tiranës tentoi të bënte presion në takimin me dyer të mbyllura.

Madje pikërisht në këtë takim ai u regjistrua për komunikimin skandaloz dhe shantazhin që i bënte personave që ishin pjesë në të

Pavarësisht kësaj 21 nga personat në takim votuan sërish kundër tij.

Po ashtu në pyetje janë marrë dhe delegatët që zgjodhën drejtuesin e ri të shoqatës rajonale të futbollit në kryeqytet.

Krimi ekonomik ne Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër, ka filluar te hetoje procedurat e ndjekura nga FSHF. Avokati Bernard Aliko shprehet se gjithçka është presion politik.

gjithçka ka nisur pas padisë që paraqiti Veliaj, edhe pse prej muajit maj 2021, sipas  ligjit ai nuk ka më të drejta në asnjë nga klubet e futbollit.