Makina përplas për vdekje 50-vjeçaren në aksin Elbasan-Metalurgji

Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë tip "Opel" në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ditën e sotme, rreth orës 14:00.

Ndërkohë shoferi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

"Më datë 31.01.2022, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit", njofton policia.

Pavarësisht tentativës së shoferit për t'i shpëtuar prangav, 36-vjeçari, banues në fshatin Katund i Ri është arrestuar nga policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Makina përplas për vdekje 50-vjeçaren në aksin
Rruga ku ndodhi aksidenti
Makina përplas për vdekje 50-vjeçaren në aksin
Rruga ku ndodhi aksidenti

Vijon...