LSI i kthehet Bashës: I tmerruar nga primaret, na provokon për të shmangur vëmendjen nga zarfet

LSI përmes një postimi në Facebook ka komentuar primaret e Berishës në PD duke thënë se Lulzim Basha është i tmerruar nga ato.

LSI shton se Basha mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë primaret tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfe në minutë të fundit prej 10 vitesh.

LSI: I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfe në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.