"6 Marsi" Berisha mbledh kandidatët fitues: Durrësi viktimë e një peshkaqeni, do ia tregojmë vendin
Ish kryeministri Sali Berisha u shfaq krah kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit ndërkohë kahu i Partisë Demokratike të Lulzim Bashës nuk i njeh këto kandidatë.
Kandidatët u shpallën fitues në zgjedhjet primare të mbajtura dje në 6 bashki ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme.
Bardh Spahia kandidati fitues në Shkodër: Gara e djeshme ishte shpresdhënëse për të ardhmen. Riktheu rëndësinë e jashtëzakonshme të votës së lirë. Do të vazhdojmë rrugëtimin tonë në këtë përballje të afërt dhe të tjerat që na presim. Do të bashkëpunojmë ngushtë për të garantuar fitoren e zgjedhjeve
Ardian Muka kandidati fitues në Durrës: Sfida jonë është e veçantë sepse prej 22 vitesh nuk kanë arritur ta fitojë e djathta.PD me këtë proces dhe me mbështetjen e forcave të koalicionit do ia kthejë qytetarëve Durrësin.
“Prej 20 vitesh Durrësi është viktimë e një peshkaqeni por që do ia tregojmë vendin” tha Berisha duke sqaruar më pas se ai ishte Gjushi ( Vangjush Dako)
Kandidatet
Bashkia Dibër: fitues z. Premtim Riza Kryemadhi me 424 vota
• Bashkia Durrës: fitues z. Ardian Mihal Muka, me 1162 vota
• Bashkia Lushnjë: fitues z. Elton Ilir Bano me 671 vota
• Bashkia Rrogozhinë: fitues z. Hekuran Selman Xhani me 221 vota
• Bashkia Vorë: fitues z. Lulzim Sefer Vrana me 277vota
• Bashkia Shkodër: fitues z. Bardh Ali Spahia me 1011 vota