Tahiri kërkon pafajësi pasi SPAK kërkoi 12 vite burg, vendimi nga GJKKO në 4 shkurt 2022
Ka mbaruar seanca kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ditën e sotme lidhur me apelimin e tij në GJKKO.
Më herët SPAK kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe me gjykim të shkurtuar 8 vite, ndërsa ky i fundit ka apeluar për pafajësi.
Ndërkohë, seanca e vendimit është caktuar më datë 4 shkurt 2022 në orën 13:00, duke pasur parasysh se dosja është shumë voluminoze.
Nga an e tij Tahiri i ka kërkuar trupës gjykuese që të veprojë me profesionalizëm dhe të veprojë mbi bazë të provave.
Tahiri: Ju kërkoj me përulësi, veproni me profesionalizëm të gjitha provat. Nëse do të bëni këtë gjë, unë do të jem i pafajshëm.
Kujtojmë se në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.











