Çipa: RTV Ora e Ora News aset i medias prefesioniste. Televizion mbi palët!

Në 15 vite transmetim, RTV Ora është përballur me sfida dhe vështirësi për të siguruar të vërtetën, por asnjëherë nuk është ndalur. Një nga televizionet më të rëndësishme në treg, sot feston 15 vjetorin.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, kreu i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa, është shprehur se televizioni RTV Ora Neës, është një nga asetet e medias profesioniste në Shqipëri.

Ai tha se tek ky televizon ruhet besnikëria ndaj pluralitetit, ndërsa shtoi se është një nga virtytet e domosdoshme për gazetarinë kurajoze.

Aleksandër Çipa: Ora News dhe RTV ora është një nga asetet e medias pefesioniste në Shqipëri, sidomos asaj audio-vizive. Televizioni ka qëndruar besnik i informativit. Është nga virtytet e domosdoshme për gazetarinë kurajoze. Ndarja në Ora News dhe RTV Ora janë një plotësim, janë pjesë e një plotësimi profesional dhe qëllimi profesional. Sfidat janë të hapura e sidomos në ditët e sotme.

Ora ja del që të evidentojë tipologjinë vetjake të një media informuese dhe me ambicien e përhershme për informacionin  në momentin e duhur.

Gazetaria e angazhuar ndan politikat redaksionale dhe qëndrimet redaksionale pro njërës palë dhe kundër palës tjetër. Tek Ora vështirë se e gjen këtë model. Është një televizion mbi palët. Ruhet besnikëria ndaj pluralitetit, kjo është një nga gjërat tipologjike tek Ora.