Vdes në aksident një 50 vjeçar në Elbasan, një e plagosur në rrugën e “Arbrit”

Dy aksidente të rënda kanë shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur në vendin tonë vetëm gjatë së hënës. Në Elbasan drejtuesi i një mjeti ‘Opel’ ka shtypu për vdekje një 50 vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar pak më vonë, ndërsa në rrugën e “Arbrit” një grua mbeti e plagosur rëndë!

Lefteri Binjaku 50 –vjeç humbi jetën të hënën pasi u përplas nga një makinë në Elbasan!

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Elbasan-Metarlugjik ndërsa ka qenë drejtuesi i mjetit shtetasi E.M i cili ka përplasur 50 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vend.

Menjëherë pasi e ka përplasur Lefteri Binjakun shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak minuta më vonë ai është arrestuar nga blutë e Elbasanit.

Policia njoftoi se Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës material, ndërsa do të jetë grupi hetimor që do të bëjë zbardhen e plotë të ngjarjes së rëndë!

Vdes në aksident një 50 vjeçar në Elbasan, një e
Rruga ku ndodhi aksidenti në Elbasan

Një tjetër aksident me një të plagosur rëndë ndodhi të hënën në rrugën e Arbrit.

Ngjarja ndodhi në orën  12:00 të mesditës ndërsa Një automjet i cili drejtohej nga një 40 vjeçare u përplas me barrierat anësore të rrugës pranë fshatit Shkallë.

Drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mbi 22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga aksidentet rrugore vetëm këtë vit në rrugët e Shqipërisë.

Vdes në aksident një 50 vjeçar në Elbasan, një e
Aksidenti te Rruga e Arbrit