SPAK çon në gjyq ish prokurorin e Sarandës
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë pëfundon hetimet paraprake duke marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim ish prokurorin e Sarandës Sali Hasa dhe 7 të tjerë.
Ai është pjesë e dosjes së hetimeve për paracaktimin të rezultatit të garave sportive.
Në gjyq shkon dhe Napolon Hodaj oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, arbitri i ndeshjeve të futbollit - Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” -Bledar Hajredini, si dhe dy "sekserë" Julian Zera, Emiljano Mirani.
Policia e Shtetit ekzekutoi më 19 qershor 2021 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.202 datë 17.06.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ushtroi kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.
1. Sali Hasa, akuzohet se ka kryer veprat penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe deklarimit të rremë, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
2. Napolon Hodaj, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
3. Emiljano Mirani, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
4.Elsona Papa, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
5. Markelian Alinani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Paracaktim i rezultateve sportive”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25, 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
6.Julian Zera, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25 i Kodit Penal si dhe 305/b/1 të Kodit Penal.
7. Qerim Ruçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.
8. Bledar Hajredini, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.
