Berisha e konfirmon: Në zgjedhjet e 6 Marsit në koalicion me LSI-në. Quhet “Shtëpia e Lirisë”
“Shtëpia e Lirisë”, ky është emri nën të cilin do të kandidojnë kandidatët e Komsionit Për Rithemelimin e Partisë Demokratike nw zgjedhjet e pjeshme vendore të 6 marsit.
Sali Berisha i cili doli në krah të kandidatëve për ti prezantuar ata, nuk zbuloi vetem emrin e kolicionit por edhe faktin se pjesë do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim.
"LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohet modaliteti që përcakton ligji" tha Berisha sot.
Ai zbuloi dhe emrin e koalicionit dhe se me çfarë sigle do të përfaqësohen.
"Logoja do të jetë e re. Koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe do të ketë logon e vet. Në çdo koalicion logoja nuk është më e partisë por e koalicionit'
Ai tregoi edhe mënyrën se si do të regjistrohen në këto zgjedhje duke qenë se KQZ njeh vetëm siglën e PD-së së Bashës.
Berisha: Edi Rama me bandat e tij ka konfiskuar në një akt madhor politik siglën e PD. Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar dhe qëllimi ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne.
Sigurisht që do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do paraqitet dhe logoja të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon tonë të vërtetë e ka konfiskuar Edi Rama. Kjo nuk i pengon ata që atë ta shohin në ballin e këtyre zotërinjve dhe gjithë mbështetësve dhe anëtarëve të kësaj partie.
Berisha tha se po negociohet dhe me parti të tjera ndërsa paralajmëro Ramën se "do ta paguajë shtrenjtë konfiskimin e logos"
Sali Berisha, komentoi edhe deklaratat e kreut te grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili i quajti kandidatët e Komsionit të rithemelimit, të ardhur si produkt i “Non Grata”
"Për një narkos si begojaris liria dhe vota e lirë është "nongrata"
Ish bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kanë krijuar parti politike, por Sali Berisha nuk nguron ti ftojë ata në bashkëpunim.
"Po unë do i ftoj ata të kontribuojnë në këtë fushatë.
Ish kryetari i demokratëve i vijoi akuzat ndaj Lulzim Bashës, duke theksuar se ëhstë peng i dosjeve, ndërsa tha se logon dhe vulën e PD-së e ka konfiskuar Edi Rama.
