Kushtetuesja merr në “dorë” Metën, të martën shqyrtohet vendimi i Parlamentit për shkarkim

Pas 2 javësh shtyerje, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtojnë të martën në orën 10:00 vendimin e Parlamentit për ta shkarkuar Ilir Metën nga posti i Kreut të Shtetit para përfundimit të mandatit të tij të plotë 5 vjeçar.

Mazhoranca pretendon se Presidenti ka shkelur kushtetutën me qëndrimin dhe deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prill.

Ndërsa vetë Ilir Meta është shprehur se çështja për të është inekzistente, pavarësisht se ditën e hënë ka kërkuar dosjen me provat kundër tij në Gjykatën Kushtetuese.