15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa kompromis për të drejtën, për ju!

Punë, risi, informim,me paanësi, vërtetësi, profesionalizëm, pa kompromis për të drejtën, për ju!

Ky ishte misioni me të cilin u krijua televizioni Ora News. Ishte 31 janari 2007 kur u përshëndetëm për herë të parë me një premtim “Të parët për lajmin e fundit”

Slogan që nisi e vijon një traditë dhe sfidë për një television për të gjithë njerëzit.

Shqipëria kishte aso kohe plot halle, por ka dhe sot plot dhe kamerat dhe gazetarët e Ora News janë në mision të përditshëm.  

Nuk jemi mjaftuar me pasqyrimin por kemi kërkuar zgjidhjen, përgjegjësitë.
15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa

U kemi treguar të vërtetat e mëdha të pushtetarit që kur të merr votën të kërkon nderin.

U kemi kërkuar të vërtetat zyrtarit me kollarë  e këmishë të bardhë, por të bërë pis nga korrupsioni

Ora News ishte e pari TV që futi në Shqipëri kulturën e transmetimeve LIVE.

Parimi ishte i thjeshtë.

Çdo gjë në ekran, çdo gjë në sy të qytetarit.
15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa
Kemi qenë aty ku është shkruar historia.

Në çdo vend ku jetojnë ata që i thonë vetes shqiptarë.

Vitet ikën.

Sfidat u bënë edhe më të mëdha.

Ndaj sollëm dy ekrane me një qëllim, Ora News për lajmin e fundit dhe në RTV Ora me argëtim, debat, kulturë, lajm të thelluar e shumë më shumë.

Ora është një ekran për të gjithë familjen. Sjell debatin, analizën dhe emisionet tematike për çdo moshë.

Ora News mbeti shtëpia e lajmit.
15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa

Për të vërtetat që themi u gjendem pa faj nën shenjestrën e pushtetin.

Tentuan të na mbyllin gojën.

Na linçuan dhe akuzuan.

15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa
Ne foto: Forcat RENEA ne ambientet e Ora News, 3 gusht 2020

Kur dështuan, përdorën skemën më të turpshme duke përdorur pandeminë.

E sërish nuk ndaluan. Në 3 gusht 2020  Forcat Speciale RENEA, me maska dhe armë rrethuan Ora Neës.

Të tillë aksion, nuk e kishim parë si reagim pas ngjarjerve më tronditëse të krimit në vend.

Uniforma që nderonim dhe shteti për të cilin punojmë çdo ditë që të bëhet më i mirë na i ishte vënë përballë.

Armë kundër fjalës së Lirë.
15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa

Atë ditë, sfida jonë u bë edhe më e madhe.

Tashmë ështe për të drejtën dhe parimet e medias së lirë.

Kur e nisëm këtë mision ishim vetëm disa.

Sot jemi me qindra.
15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa

Qindra të tjerë kanë qenë pjesë e rrugëtimit.

Bashkë kemi krijuar një media të vërtetë.

Një ekran që nuk është përfekt, pasi jeta nuk është e tillë.

Por një pasyqyrë të realitetit ku jetojmë.

Të gjallë dhe plotë shpresë se e nesërmja do të jetë me e mirë.

Nderim për të gjithë.

Të mirëpritur ata që do të vijnë nga sot e në vijim.
15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa

Sot mund të na ndjekin në të gjithë botën në cilësinë më të lartë të zërit e figurës falë teknologjisë më lartë të transmetimit.
15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa

Dhe gjithçka jo vetëm në ekran. Radio është pjesë e rrugëtimit tuaj e webi ora neës e lajmit që qëndron në dorën tuaj

Mijëra fëmijë shqiptarë sot kanë moshën e Ora News.

15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa

Ne çdo ditë punojmë me të gjithë forcë që ata të kënë jetë më të mire.

Pa dallim nësë jetojnë në fshatrat më të thella apo në vilat e shtrejta të pushtetarëve.

Ne punojmë që ata të jenë sa më parë të barabartë mes të barabartëve.

Shtetas krenarë të një Shqipërie Europiane.

Por nuk është e lehtë.

Nuk ka qenë kurrë.

Ne kurrë nuk kemi pranuar të jetë e tillë.

Në kohëra të vështira për gazetarinë, sidomos në Shqipëri, kemi qëndruar fanatikë të së vërtetës.

Kemi besuar tek drejtësia!

Kemi besuar tek njerëzit!

Ju falenderojmë!

15 vjet RTV Ora e Ora News: Vërtetësi. Profesionalizëm. Pa