Basha: Në 4 vitet e ardhshme do ndërtojmë 40 çerdhe

Çerdhet aktuale nuk përmbushin as nevojat e gjysmës së popullatës për shkak se kërkesat janë gjithnjë e në rritje të një kryeqyteti të mbipopulluar.Referuar planit urbanistik në 10 vitet e ardhshme  lind nevoja e ndërtimt të 100 çerdheve, ndërsa në 4 viteve e ardhshme kryebashkiaku Lulzim Basha tha se pritet të ndërtohen edhe 40 çerdhe të reja.Në prag të dimrit, Basha tha se janë marrë të gjitha masat për ti pajisur me sistemin e ngrohjes çerdhet kopshtet dhe shkollat dhe se asnjë nga vogëlushët apo nxënësit nuk do të ndjejnë të ftohtin në klasë.Kryetari i bashkisë pa nga nga afër punimet në çerdhen nr 35 në zonën e 21 dhjetorit ku është duke u ndërhyrë në ambjente të brendshme dhe fasadë për një ambjent sa më të mirë për të vegjëlit.