Berisha: Pranoni ofertën për Fierin. Ruçi: Jo marrëveshje kundër ligjit

Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi i është përgjigjur sot ofertës së kryeministrit Berisha për zgjidhjen e qarkut të Fierit. Duke folur në seancën e Kuvendit, Ruçi theksoi se s`do të ketë marrëveshje politike për të shkelur ligjin.“Në ofertën tuaj ju nuk keni argumenta. Me ligjlacionin e çdo vend demokratik se nuk ka mocion për të zgjedhurit.  Ju e dini shumë mirë se sipas ligji mandatet ratifikohen sipas ligjit në radhë të parë nga prefekti dhe ai Ia çon kryetarit të qëndrës dhe i thërret ai anëtarët. Pikërisht ky mocion u atakua në gjykatë dhe gjykata me vendimin e formës së prerë  e rrëzoi këtë ofertë, ishte kjo gjykatë që i ka thënë jo  kësaj oferte që është anti kushtetuese dhe anti ligjore. Kjo është çështja e raportit që ti ke me ligjin dhe me vendimet e organeve të drejtësisë. S`ka marrëveshje politike për të shkelur ligjin dhe kushtetutën, për të hedhur në koshin e plehrave vendimet e gjykatave. Ju o bëni budallain, ose jeni budalla apo as njëra as tjetra por je kokrra e mashtuesit” tha RuçiI menjëhershëm ka qënë reagimi i kryeministrit Berisha i cili ka theksuar se ligji e parashikon një mocion për këshilltarët."Unë u them qytetarëve shqiptarë se kjo është gënjeshtër banale fund e krye. Sepse neni 32, i qeverisjes vendore u njef Këshillave, Komunave të Bashkisë, të drejtën për dhënien e heqin e mandatit. Të këshilltarëve të këshillave të Qarkut, se neni 32 autorizon Këshillat e Bashkive dhe Komunave për t’u dhënë dhe hequr mandatin anëtarëve të Këshillave dhe Komunave se neni 52 përcakton qartësisht mënyrën e ndërtimit të Qarkut. Përveç kësaj ka një vendim të gjykatave në cdo shkallë, vendim i cili le në fuqi kryetarin aktual dhe aktet ligjore të firmosura prej tij, gjersa çështja të shqyrtohet në themel. Është e lehtë të shfrytëzosh këtu platformën për të dezinformuar qytetarët shqiptarë, pas fotos famoze keni lehtësi ta bëni, se ju doli dhe ajo pak që ju ka mbetur. Por, e vërtetë është se tjetra se, ose këto këshilla kanë votuar për së dyti këshilltarë të tjerë dhe se nuk ka gjykatë në botë në një vend të lirë që mund t’i heqë Këshillit të dhënies dhe heqjes së mandatit të këshilltarëve të Qarkut. Në rastin kur një qeveri humb shumicën dhe vazhdon të qeverisë, jo po se humbur votat dikur, por kanë vendosur gjykatat. Por këshillat kanë shqyrtuar vendimet e gjykatave, përfaqësues të tyre në përputhje me ligjin. Po nëse ti thua jo, pse ke frikë të çosh në mocion të gjithë? Sepse ekziston vetëm në interesin tuaj për të bllokuar. Por ju bëj thirrje, mos bllokoni Shqipërinë për një procedurë përveçse ka lidhje me sedrën personale" tha Berisha.Ai sërish i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të votojnë 3 ligjet e kërkuara për interesin e të gjithë shqiptarëve."Unë prapë ju bëj thirrje zotëri të ngriheni mbi lartësinë e detyrimeve tuaja. Ju mendoni se nëse statusi jepet Berisha merr spaleta, por unë them, nëse statusi merret spaleta merr cdo qytetar shqiptar. Ju jeni të gabuar kur mendoni se, nëse marrim statusin dëmtoni Berishën, por unë ju them, ju dëmtoni çdo shqiptar, kjo është e vërteta, por më shumë dëmtoni forcën tuja politike. Janë kërkuar në mënyrë eksplicite 3 ligje, nuk ka vakuum ligjor. Ky është një test, a duan shqiptarët të votojnë këto ligje, kjo është e vërtet, duan apo nuk duan shqiptarët? Nëse u themi s’duam kjo do të thotë se nuk arritëm konsensus për procesin e integrimit se një forcë politike nuk ngrihet mbi interesat e ngushta të karriges për pushtet”.” tha Berisha.