Vlorë, sekuestrohet 1. 2 tonë drogë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 13:14
Policia e Vlorës sekuestron rreth 1 ton e 225 kg drogë. Sipas policisë, droga u bllokua gjatë një operacioni të zhvilluar gjatë natës në zonën e portit të peshkimit, në Triport.Mësohet se droga kishte si destinacion Italinë dhe droga ishte fshehur në anijen peshkarexhë, “Sirena del Mare”.Në pranga pas sekuestrimit të droges janë vënë 5 persona, së bashku me drejtuesin e anijes. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e gjithë rrjetit të trafikut.