Kuvend, rrëzohet kërkesa e PS-së për hetimin e Ministrisë së mbrojtjes

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për krijimin e një komisioni parlamentar për të hetuar Ministrinë e Mbrojtjes.Gjithashtu Kuvendi ka miratuar me 126 vota pro projektligjin për "Amnistinë" e të burgosurve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Më herët Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka garantuar deputetët se ligji nuk lë asnjë shteg për abuzime. Sipas Halimit, për të është punuar me ekspertë në lidhje me përgatitjen e neneve për personat që do të amnistoheshin, mund të kishim amnisti më të gjërë."Në kuadër të 100 vjetorit nuk mund të rrinim pa paraqitur një pr/ligj po aq të rëndësishëm për faktin se në gjithë këto vite pluralizëm në cdo përvjetor ky Parlament ka miratuar një ligj për amnistinë"- tha ai.Gjithashtu Kuvendi miratoi me 127 vota pro ligjin për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës "Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje".