Tiranë, vdes pas operacionit në sy 11-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 14:57
Një 11-vjeçar ka humbur jetën në kryeqytet pas një ndërhyrje kirurgjikale në sy.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pavion ORL në spitalin “Nënë Tereza” ku i mituri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka humbur jetën pas operacioni.Mësohet se më herët 11-vjeçari ka qënë në urgjencën e pediatrisë dhe më pas është dërguar në pavion ORL në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”Ngjarja është denoncuar nga prindërit e vogëlushit, të cilët kanë akuzuar mjekët për neglizhencë ndërsa kanë bërë edhe një denoncim ndaj tyre.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së vogëlushit.