Panariti: Respektimi i të drejtave të minoriteteve, parësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 14:47
Ministri i jashtëm Edmond Panariti ka deklaruar se respektimi i të drejtave të minoriteteve është parësore për qeverinë shqiptare.Duke folur në interpelancën e kërkuar nga kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule, ministri Panariti theksoi se respektimi i të drejtave të minoriteti ka qënë edhe në axhendën Shqipëri-BE.“Janë bërë hapa të rëndësishme ligjore. Është miratuar ligji kundër diskriminimit dhe është krijuar komisioneri kundër diskriminimit. Akuzat e shoqatave të minoriteteve për mos respektimi të të drejtave të tyre nuk janë objektive” tha Panariti ndërsa shtoi se legjislacioni shqiptar për mbrojtjen e minoritetit është i plotë.