Tiranë/ Përfshihet nga flakët banesa në katin e katërt të pallatit në Fresk

Një banesë në katin e katërt të një pallati në Fresk, Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, 20 janar.

Policia bën me dije se banesa ishte marrë me qira nga shetatsja E.D.

Mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.